in

Shtyhet afati i paraqitjes së pensionistëve, veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pensionistët, veteranët dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit, u është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

Postimi i plotë i Reçicës:

Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta.

Lini një Përgjigje

Paralajmërohet lehtësimi i masave anti-COVID

Daka sqarohet për vendimin për thirrje në telefon të mërgimtarëve