in

Paralajmërohet lehtësimi i masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar në një shkrim të botuar në Facebook, se sot, së bashku me Bordin Këshillues, kanë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, duke shqyrtuar mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi.

Postimi i plotë i Zemajt:

Kosova, krahasuar me shtetet tjera, vazhdon të ketë situatë të mirë të menaxhimit të Covid 19.

Statistikat nga ECDC, Kosovën e radhitin të fundit në rajon sa i përket shtrirjes së infeksionit si dhe vdekshmërisë nga Covid 19.

Në takimin e sotëm me Bordin Këshillëdhënës, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike, duke parë mundësinë e lehtësimit të disa masave që janë në fuqi. Masat lehtësuese, do të jenë vlerësim për respektimin e masave nga qytetarët.

Qytetarët me disiplinën e tyre si dhe të gjithë akterët relevantë që përballen me Covid 19, kanë dëshmuar se meritojnë falënderim dhe respekt.

Edhe sot u bëjë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave anti covid për aktivitetet publike, grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.

Bashkë ia dalim!

Lini një Përgjigje

Vetëm heqja e prizës nuk është përgjigje

Shtyhet afati i paraqitjes së pensionistëve, veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta