in

Shtohen masat e sigurisë në ANP “Adem Jashari” të Prishtinës

Pas sulmit terrorist e bizar, që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, edhe institucionet e Kosovës janë mobilizuar për të parandaluar sulmet e mundshme të grupeve terroriste. Organet e rendit dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë janë vënë në dispozicion dhe në gatishmëri. Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë parë edhe masa të shtuara të sigurisë.

Të rikujtojmë që në sulmin e së hënës në mbrëmje në Vjenë dyshohet se njëri prej terroristëve është me origjinë shqiptare nga Maqedonia. Sipas organeve të rendit të Austrisë deri më tani është bërë e ditur për 3 viktima e dhjetëra të plagosur.

Disa ditë më parë ndodhi edhe një akt terrorist në Nicë të Francës, ku u terroristët islamikë vranë tre persona.

Lini një Përgjigje

Kryeministri Hoti solidarizohet me popullin austriak

Presidenti Thaçi dënon sulmin terrorist në Vjenë