Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë nga ku u raportua për të vrarë dhe të plagosur.
Thaçi thotë se vendi ynë qëndron pranë shtetit austriak në këto ditë të vështira derisa dënon sulmin terrorist.
“Kosova dënon sulmin në Vjenë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve derisa qëndrojmë pranë popullit austriak në këtë kohë të vështirë”.