in

Shqiptari Rinor Azemi debuton si arbitër në kampionatin nacional të ragbit në Itali

Në foto: Rinor Ajvazi me floke te gjata,  Davor Vidakoviq dhe Gregorio Laja Costa

I riu me origjinë nga Gjilani që jeton dhe vepron së bashku me familje në Itali, dje ka debutuar si arbitër anësor në kampionatin nacional, ligën e dytë (Seria B )  të ragbit në Itali (Campionato Nazionale Serie B)

Rinori së bashku me dyshen tjetër të arbitrave, krotin Davor Vidakoviq (kryesor) dhe Gregorio Laja Costa (anësor i dytë), kanw ndarë drejtësinë në ndeshjen kampionale në ragbi  nga Seria B, në mes ekipeve IVREA RUGBI CLUB ASD  vs AMATORI RUGBI NOVARA ASD A.R.L, e cila përfundoi me rezultat 55 me 10 në të mirë të ekipit të IVREA RUGBI CLUB ASD

Rinor Azemi ka qene edhe lojtar aktiv i ragbit për grup moshat e reja, por pas përgatitjeve dhe trajnimeve për të avancuar në sportin e ragbit, ai është licencuar për të ndarë drejtësinë në këtë sport, që ka filluar ta rrisë popullaritetin në shumë vende të Evropës, por edhe në Kosovë.

Për sukseset e tw’riut gjilanas, Rinor Azemi falenderon prindërit e tij për mbështetjen e dhënë.

Lini një Përgjigje

David Phillips: Kosova të kërkojë Asociacion për shqiptarët në Luginën e Preshevës

Mesha e parë në gjuhën shqipe në Selanik, një impuls i fuqishëm mbijetese jashtë atdheut