in

Shqiptari bëhet hero në Zvicër: Shpëtoi burrin nga 20 persona, që ia vunë flakën për së gjalli

Një shqiptar papritmas është bërë hero në Zvicër. Teksa priste në stacionin e autobusëve “Waser” në Winterthur, më 3 shtator, një grup prej 20 personash rrahën një pasagjer dhe më pas i vunë zjarrin, duke e lyer paraprakisht me lëng ndezës.

Ishte gati mesnatë, por Agron Ajeti, një ish-ushtar nga Maqedonia e Veriut nuk e kishte frikë terrin e as grupin prej 20 huliganësh.

“Ish-ushtari nga Maqedonia nuk hezitoi asnjë sekondë, i përzuri sulmuesit dhe hodhi xhaketën e tij mbi burrin për të shuar flakët”, shkruan portali zviceran “Beobachter” të hënën. Agron Ajeti ishte për vizitë në familjen e tij në Zvicër.

“Nuk e prisja një krim të tillë këtu”, tha 30-vjeçari shqiptar.

Viktima është dërguar në spital me djegie dhe mavijosje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

“TV Dur”, filmi i parë i animuar në Kosovë

Islami është fatkeqësia jonë kombëtare