in

Shqiptarët e Luginës më të diskriminuarit në Evropë

 

Kryetari i Këshillit Kombëtarë tw Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se shqiptarët në Luginë janë minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Ai ka kërkuar që çështja e shqiptarëve në Luginë të bëhet temë e dialogut Kosovë-Serbi.

 “Janë shtuar zërat se ky dialog nuk duhet të trajtojë çështjen e kufijve. Ajo u takon palëve. Por besojmë fuqishëm se kjo kërkesë duhet të merret parasysh. Është treni i fundit që në këtë dialog të përfshihet edhe Lugina e Preshevës. Në vitin 1992 në mënyrë plebishtare kemi votuar me shumicë absolute që të i bashkohemi Kosovës. Kemi shpresuar që marrëveshja e vitit 2001 të zgjidhë. Sot shqiptarët e Luginës janë minoriteti më i diskriminuar në Ev ropë. Jemi njëzëri që çështja jonë të përfshihet në dialog. Jemi marrë vesh në Këshill, ku përfshihet Medvegja, Bujanoci dhe Presheva, që të kërkojmë nga shteti i Kosovës përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialog.

Lini një Përgjigje

Juventus humbi në shtëpi

Klark, Ollbrajt dhe Klinton, parandaluan gjenocidin në Kosovë