Në raundin e dytë të fazës së grupeve të Champions League, Juventus humbi 2-0 me Barcelonën e Pirlo pëson humbjen e parë në karrierë. Manchester United fikson fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke shënuar 5 herë në portën e Leipzig. Mirë Dortmund, por edhe Lazio që merr pikë në Brugges, ndërsa Sevilla i përgjigjet në Grupin E, fitores së Chelsea, duke kaluar me golin e De Jong në të 56 francezët e Rennes.
Për Grupin F, Dortmund u rikthye në lojë me suksesin 2-0 ndaj Zenit. Pas debutimit të vështirë (humbje 3-1 me Lazion), gjermanët e zgjidhën në pjesën e dytë historinë e tyre me rusët, duke shfrytëzuar penalltinë e Sancho e golin e të zakonshmit Halaand. Barazon 1-1 në Belgjikë Lazio, që mban vendin e parë të grupit me 4 pikë, por shpresoi shumë kur Correa shënoi golin e parë, përpara se të arrihej me penallti në fundin e pjesës së parë.
Barcelona merr vendin e parë të Grupit G, duke fituar në Torino kundër Juventus, suksesi i parë i katalanasve në fushën e bardhezinjve, që mbetet të dytët falë barazimit 2-2 mes Ferencvaros e Dinamo Kiev. Luajtën më mirë katalanasit, që goditën një shtyllë me Griezmann (2′) e kaluan në avantazh me Dembélé, goditja e të cilit u devijua nga Chiesa duke e bërë të pakapshme për Szczesny. Morata shënon tre herë, por tre herë VAR anulloi gëzimin e spanjollit, për centimetra pozicioni jashtë loje. Pesë minuta nga fundi Demiral u ndëshkua me karton të kuq e Bernardeschi prej pak minutash në fushë shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë Messi të shënonte 2-0 në minutën e 91′