Edhe pse rezultatet përfundimate nuk kanë dalë akoma, në shumë bashki është mbyllur numërimi dhe tendencat janë mjaft të qarta, kanë filluar reagimet e para të atyre që kritikojnë apo lexojnë këto rezultate.
Deputetja e PD, Flutura Açka, teksa ka shpërndarë një hartë të ngjyrosur mavi, kërkonë që fajtorët të ikin në shtëpi dhe të mos kërkojnë alibi. Përveç politkanëve, ajo bënë fajtorë moderatorët dhe analistët që sipas saj i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu .
“E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!”, shkruan Açka.