Shqipëria e mposhti Bjellorusisë me rezultat 3-2, në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C. Kjo fitore e ngjet Shqipërinë në Ligën B, ku kundërshtarët janë më të fortë. Nga ky edicion i Ligës së Kombeve kuqezinjtë kanë përfituar 1.1 milion euro.
Shqipëria e nisi furishëm, duke krijuar disa raste para portës bjelloruse. Goli u shënua në minutën e 19-të kur një harkim i Hysen Memollës gjeti Sokol Cikalleshin i cili godet bukur me kokë dhe shënon për 1-0.
Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Rey Manaj u pengua në zonë nga portieri, ndërsa gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë Sokol Cikalleshi ishte i saktë, kështu që shënoi golin e dytë personal. Bjellorusët ngushtuan rezultatin në minutën e 35-të me Maksim Skavysh.
Shqipëria nuk u dorëzua dhe shënoi edhe golin e tretë me Rey Manajn, pak pa u mbyllur pjesa e parë. Sulmuesi ishte në zonë dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 3-1.
Max Ebong e hapi ndeshjen në minutën e 80-të të ndeshjes, pas një aksioni të bukur (3-2). Deri më fund nuk kishte më gola dhe Shqipëria me këtë fitore siguroi pozitën e parë me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia.