Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Indisë. Ato i ka dorëzuar në Rinas ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë këto doza do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik duke filluar nga ai ajror. ©LAPSI.al