in

Shqipëria dhe Kosova fond të përbashkët në mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndërshtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky nuk është thjesht një veprim konkret, që dëshmon bashkëpunim të thellë në fushën e politikës së jashtme, por edhe marrje e përgjegjësive për mbështetje më të madhe e kujdes të shtuar për shqiptarët në rajon”, shkruan Cakaj.

Lini një Përgjigje

18 të vdekur dhe 801 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Bisedimet Kosovë – Serbi vazhdojnë javën e ardhshme