Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë konfirmon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 553 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton AA.
MShMS ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 55.380 dhe numri i të vdekurve në 1.134.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 30.790, dhe raste aktive janë 23.456.
Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.184 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 249.635 testime për personat e dyshuar me koronavirus.