in

Shqipëri, 597 raste të reja me COVID-19, 11 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 597 raste të reja dhe 11 humbje jete nga Covid -19.

Edhe numri i të shtruarve në 3 spitalet Covid ka shënuar rritje.

Rritje ka shënuar edhe numri i personave në intubim, ndërsa numri i pacientëve në terapi intensive ka mbetur në të njëjtat shifra, si 24 orët e kaluara.

Në 24 orët e fundit vihet re se qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është qyteti i Durrësit me 38 raste, i ndjekur nga Korça dhe më pas qyteti i Fierit me 36 raste, ndërsa ditën e djeshme qyteti me më shumë të infektuar ishte po Durrësi, por i ndjekur nga qyteti i Krujës me 32 raste, dhe më tej Elbasani me 31 raste.

Sa i përket numrit të të shëruarve, ditën e djeshme u shëruan 100 qytetarë ndërsa në 24 orët e fundit kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen 122 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 12.889 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas raportimit të Ministrisë se Shëndetësisë aktualisht në Shqipëri janë 14.318 raste aktive me covid-19.

Lini një Përgjigje

Brenda 24 orëve, 990 raste me koronavirus, 24 të vdekur në RMV

Presidenti Ibrahim Rugova kishte kërkuar ndihmën amerikane nëpërmjet planit 10 pikësh