in

Shqipëri, 15 viktima dhe mbi 780 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë ka pasur 15 humbje jete për shkak të COVID-19 ndërsa janë zbuluar 787 raste të reja nga kryerja e 2 745 testeve.

Rastet e fundit fatale janë: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Tepelena, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Korça, të moshave 57-77 vjeç.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej nisjes së pandemisë dhe deri tani në vendin tonë numërohen 1 055 viktima kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar në mbi 51 mijë persona.

Raste aktive mbeten mbi 23 mijë ku vetëm në Tiranë janë më shumë se 12 500 të prekur. Nga 787 rastet e fundit pozitive, 267 janë nga kryeqyteti.

267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.

Lini një Përgjigje

Në Gjermani burri vret gruan, vajzën dhe veten

Kush është Kreshnik Gashi, drejtori i AKI-së, që u shkarkua sot