in

Shqipëri, 12 pacientë humbën jetën, 832 dolën pozitivë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se dymbëdhjetë pacientë të tjerë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit ndërkohë që 832 persona u diagnostikuan mbartës të virusit.

Ministria e Shëndetësisë nuk raportoi moshën e viktimave, por tha se ato ishin nga Tirana (5 pacientë), Elbasani (2 pacientë), Durrësi, Vlora, Berati, Lushnja dhe Peqini.

Kështu numri i përgjithshëm i personave që nuk ia kanë dalë mbanë nga COVID-19, shkon në 822.

Gjatë 24 orëve, ministria tha se u kryen 2,176 teste në klinikat publike dhe private, – 474 prej së cilave për arsye depistimi (kontrolli), – nga ky numër testimesh rezultuan pozitivë 832 persona (pozitiviteti 48%, katër raste më pak se rekordi 836, i shënuar më 20 nëntor).

Tashmë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 39,014 raste, prej së cilave 49.6% janë shëruar (19,384 raste), 48.2% e tyre janë ende mbartës të virusit (18,808 raste).

Nga rastet aktive 535 prej tyre po trajtohen aktualisht në spital ku numri i të shtruarve për terapi intensive ka shkuar në shifrat rekord 39.

Në shpërndarjen sipas qarqeve, Tirana (me 9,827 raste, sa gjysma e rasteve aktive), Fieri (1,466 raste), Durrësi (1,360 raste) dhe Korça (999 raste) janë në situatat më problematike.

Lini një Përgjigje

Atentat ndaj biznesmenit të njohur lezhjan

Si i kishte fshehur Kina rastet e para me koronavirus