in

Shpërthen makina e tradhtarit ukrainas që iu bashkua rusëve

Publikohet momenti i vrasjes së ish-zyrtarit ukrainas Askyar Laishev, i cili kohët e fundit kaloi në anën e rusëve.

Videoja rrëqethëse është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banese dhe tregon momentin kur makina në lëvizje e Laishev përfshihet nga flakët si pasojë e një shpërthimi të telekomanduar.

Laishev punonte për sigurimin e brendshëm të Ukrainës i njohur si SBU, para se t’i bashkohet të ashtuquajturës Republika Popullore e Luganskut e mbështetur nga Moska.

Mediat ukrainase raportojnë se Laishev ishte gjallë pas shpërthimit, por ndëroi jetë disa orë më vonë në spital.

Siç raporton Daily Mail, ky likuidim ngjan me vrasjen e Ivan Sushku, përfaqësuesit më të lartë të rusëve në Zaporizhzhia që ndodhi në fillim të kësaj jave.

Lini një Përgjigje

Arrestohet dhe burgoset këngëtarja turke pas batutës për shkollat fetare

Kozmologia shqiptaro amerikane Laura Mersini-Houghton boton librin mbi origjinën e universit