Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njoftoi në llogarinë e tij në Facebook, se Komuna se Prishtinës se do të fillojë procesi i ndarjes së granteve për bizneset e vogla në kryeqytet dhe për medie.
“Kemi ndarë 5 milion euro për këtë qëllim. Duke marr parasysh numrin e bizneseve në Prishtinë kjo është ndihmë e vogël, por për mikro dhe bizneset e vogla mund të jetë domethënëse në pandemi. Procesi do të jetë transparent (online).
– Po ashtu, shkroi ai, – kemi ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për mediet që janë në Prishtinë. Raportimi dhe gazetaria janë tepër të rëndësishme dhe vështirësitë financiare nuk mund të jenë arsye e mbylljes për shumicën prej tyre në këtë kohë. Komisioni për ndarjen do të jetë me shumicë nga vetë përfaqësuesit e këtij grupi me përfaqësuesit e të cilëve jam takuar javën e kaluar, -shkroi ai në Facebook. .