in

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar!

Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë  e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.

Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit.  Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.

Gati të gjitha faltoret e periudhës postkomuniste janë të sponzoruara nga jashtë, ndërkohë që donatorët mund të dallohen lehtësisht, sepse secili prej tyre ka imponuar stilin e vet.  Bien në sy sidomos xhamitë  karakeristike arabe e turke, të cilat edhe pse dallohen për nga stili i ndërtimit, ato sërish kanë të përbashkët një element: minare të larta, ndonëse sipas silamit nuk preferohen, sepse nuk kryejnë ndonjë funksion shtesë, pasi që mjaftonë altopralantët, në të shumtën e rastit madje me efekte shurdhuese për veshin e njeriut. Në të gjitha librat e shenjtë fetarë transmetohen fjalët e Zotit i cili ka thënë: hani e pini po mos e teproni me shpenzime të kota. Kjo vlen edhe për xhamitë luksoze, të cilat nuk po ndërtohen për të plotësuar nevojat e besimtarëve, por për të imponuar një dominim nga jashtë.

Ndërtimi pa kriter i xhamive, tash më është shndërruar në fenomen. Kjo bie në sy sidomos në vendanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku qarqet antishqiptare po tregohen tepër të zellshëm në deformimin e kodit kulturor etnik të shqiptarëve. Ata po stimulojnë në forma të ndryshme radikalizimin e besimtarëve, duke ua shpërla trurin dhe duke shortuar tek ata ide që biejnë ndesh me kulturën autoktone shqiptare. Paralajmërimi me kaq pompozitet e ndërtimit të një xhamie në Prishtinë, që do të jetë e përmasave gjikane, flet për devijimin e kursit civilizues të shqiptarëve dhe futjen e tyre në axhenda të dyshimta.

Ky fenomen çorodtës po rrënjoset edhe me ndihmën e strukurave të caktuara shtetërore maqedonase. Shtrohet pyetja: si ka mundësi që shteti të jep lejen e ndërtimit një xhamie të sapolëshuar në përdorim në Kumanovë, bie fjala, për të cilën edhe zogjtë e malit e dijnë se ajo është fole e radikalëve selefistë, dhe nga e cila përhapet urrejtja ndaj besimtarëve tradicional?

Si ka mundësi që kjo xhami të ndërtohet mu përballë Universitetit shqip, për të cilin janë bërë aq shumë sakrifica? Ku janë intelektualët, pedagogët, studentët? Pse heshtin, pse e ulin kokën para mjekrroshave? A është vallë rastësi kjo futje e axhendave radikale islame në jetën e shqiptarëve, të cilët përpos halleve të varfërisë po ballafaqohen edhe me këto prurje të rrezikshme nga shktetëtirat e mendore të Lindjes?

Nuk është vështirë të kuptohet se ideatorët e ndërtimit të kësaj xhamie të dyshimt në Kumanovë,  qëllim më vete kanë që të imponojnë një jetë paralele fetare tek shqiptarët dhe në anën tjetër të relativizojnë rëndësinë e universitetit shqip. Me këtë ata duan t’u japin material qarqeve të caktuara që duan t’i paraqesin shqiptarët si popull radikal dhe joevropian. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke që me të madhe po përhapen në mendësinë e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.

Si është e mundur që shteti të mos e dijë se nëpër xhamitë e tilla vijnë ligjerues nga shtresa më radikale e imamëve në viset shqiptare?Si është e mundur që shteti të bëhet kaq tolerant ndaj një ngehine të tillë e cila është më shumë se xhami, për arsye se ka një infrastrukturë përcjellëse me park, lojëra fëmijësh, oda për ndeje dhe ca gjëra joshëse për vizitorët. Kjo xhami ka një enterier përrallor. Vetëm me abazhuret e saj mund të ndërtohet, bie fjala,  një çerdhe fëmijësh  aq shumë të nevojshme në vendbanimet shqiptare të Kumanovës.

Se sa kjo xhami po shërben si magnet për tërheqjen e besimtarëve radikal, majfton të shikohet luksi i makinave e motorëve që ata parkojnë aty përpara dhe zëjnë rrugën e kalimtarëve, sidomos ditëve të premte. Mjafton të shikohet përulësia e këtyre çunave me mjekrra të çrregullta ndaj imamit Sadulla Bajrami, një eksponent tepër i dyshimt i radikalizmit fetar, i cili s’është asgjë tjetër pos një instalacion i shërbimeve antishiptare.

Bazuar në doktrinën fetare islame shumë qartë shpjegohet se një popull besimtar i devotshëm duhet vet t’i ndërtojë faltoret e veta, e jo ato të ndërtohen nga të huajt dhe nga burime të dyshimta finciare. Zoti, sipas kësaj doktrine, më përpara do të pranonte  lutjet në një faltore të ndërtuar vet nga besimtarët, madje edhe me dërrasa, se san ë një faltore që shkëlqen nga luksi i rremë me burime të dyshimta financiare.

Shqiptarët e besimit islam duhet t’iu ikin skemave mentale të serbëve, të cilët në filozofinë e tyre pansllaviste kanë parullën “ku ka një varr serbi, aty sërbi duhet të jetë”, parullë kjo që me dredhi po përdorët edhe nga donatorët e xhamive, të cilët po pretendojnë se aty ku është ndëruar një xhami në stilin turk, apo arab, aty jeton edhe popullatë turke apo arabe.

Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Të rinjëve të posamartuar iu caktohen rregulla të reja në raport me familëjarët tjerë, ku zakonisht nusja e re përshëndetet nga distanca, kurse dhëndrrit pas disa muajve i lejtohet të martohet edhe me një grua tjetër, madje edhe brenda familjes së gjerë. Shumica e frekuentuesve të këtyre xhamive, siç është ajo që drejtohet nga imami Sadulla Bajrami në Kumanovë, kanë probleme në familjet e tyre, dhe zakonisht ata ose nuk komunikojnë me prindërit e tyre, ose mundohen të imponojnë rregulla të reja që lidhje s’kanë me islamin tradicional dhe me kodin etno-psikologjik të shqiptarëve.

Nëpër xhamitë e tilla rekrutohen besimtarë të cilët duhet të kundërshtojnë çdo rregull që ekziston në familjet shqiptare. Nga aty dalin edhe  vendimet se a duhet të dilet apo jo në zgjedhje  dhe kujt duhet dhënë votën.Prandaj këtu mund ta ketë burimin heshtja e partive politike para këtyre fenomeneve degraduese në shoqërinë shqiptare, sepse radikalizmi islam prodhon një kontigjet të madh votash me të cilat dikush bën karrierë politike, e dikush është i detyruar ta braktis vendin nga paperspektiva./Pamfleti

Lini një Përgjigje

Mbretëresha ndryshoi testamentin në gusht / Kush i merr tani 447 milionë dollarët e saj

Në Ferizaj u promovua libri i Muharrem Blakajt “Zana e Shën Martinit”