in

Në Ferizaj u promovua libri i Muharrem Blakajt “Zana e Shën Martinit”

Dje në Bibliotekën e qytetit të Ferizajt, “ SADIK TAFARSHIKU” u promovua libri “ ZANA E SHËN MARTINIT”, roman i autorit Muharrem Blakaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Rozafa”, Prishtinë 2022. 

– Në serinë romaneve dhe publikimeve të tjera të këtij autori që jeton e vepron prej vitesh në Zvicër,  kjo vepër zë vend të veçantë si për kah përmbajtja dhe cilësia.Para një numri artdashës ferizajas e të tjerë, promovimin e moderoj Afrim Demiri, ndërsa për librin foli poeti, shkrimtari e kritiku letrarë Prend Buzhala, në emër të botuesit foli shkrimtari Ramadan Mehmeti, aktori Ismet Krasniqi Lala deklamoj pjesë nga libri.

Autori i librit “Zana e Shën Martinit”, Muharrem Blakaj i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrje në promovim, në një ambient të veçantë, në një bibliotekë që ka libra dhe karrierë të gjatë në qytetin e Ferizajt. Më pastaj autori i librit i dhuroi bibliotekës një komplet libra të cilat i pranoj, Teuta Demiri drejtoreshë e bibliotekës. Promovimin e përcolli RTV Fontana, duke shpreh kënaqësinë që ky promovim bëhej në një institucion libri që mban emrin e atdhetarit dhe libërshpërndarësit më të madh në Kosovë, Sadik Tafarshikut.

Do theksuar se prozatori Muharrem Blakaj, që ka migruar në Zvicër për shkaqe politike, deri më tash pos tregimeve ka nxjerr në dritë edhe 4 romane mjaft voluminoze: “Misioni sekret”, “Thesaret e humbura” , “Atentat brenda germës L” dhe “Paraardhësit”, si dhe librin monografik “Rrugëtimi Fatal”.Në përmbyllje të promovimit në ambientet e bibliotekës u shtrua një koktej rasti për të pranishmit si dhe rapsodi Nazmi Hajdari me bujarin e ti nuk lejoi të shpërndahemi pa e pi kafen e pasdites në njërën nga kafenetë e qytetit. Një falënderim shkon edhe për Ismet Salihun për mikpritje. U përshëndetem me dëshirë të takohemi së shpejti në promovime të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar!

Poshtnimi i shpirtnisё shqiptare