in

Shkupi im, kryeqytet i Dardanisë, kryeqytet i Shqipërisë

Ah Shkupi im, e dhashë rininë për ty dhe do ta jap tërë jetën. Sikur të rilindja, sërish do të veproja njëjtë. O kryeqyteti im i Dardanisë, o kryeqyteti im i Shqipërisë. Qyteti im geg.

Sa bukur të rri flamuri kombëtar kur valëvitet para fytyrës tënde kur hëna e plotë të mbikëqyr nga lartë. Unë kam qenë dhe jam shumë kritik, jo ndaj teje, por ndaj popullsisë, edhe më hollësisht, ndaj një shtrese të caktuar, madje edhe ata jo se i urrej, por sepse i dua! Por, pse e bëj tërë këtë lodhje o Shkupi im antik? E bëj vetëm për ty, vetëm se ti meriton të jesh i populluar me shqiptarë me plisa në kokë që valëvisin flamurin e kuq me shkabën e zezë në mes, me shqiptarë me një vetëdije të lartë kombëtare, që të shohin ty si një qytet me shpirt e histori në të, që të shohin ty që frymon vetëm shqip. Sa do që, si armiqtë e jashtëm, si armiqtë e brendshëm, duan të të gllabërojnë, në fund emri yt, dheu yt, historia jote, flasin shqip. Qyteti ynë Shkup, emri yt që domethënë ‘streh’, na strehoi me mijëra vite, por ne ta kthyem shpinën, ne u larguam nga ti, si fizikisht e si mentalisht. Na fal strehimorja jonë, na fal.

Po të premtoj që toka jote mbanë ende shqiptarë bir shqiptarësh që do të të mbrojnë me shumë fanatizëm dhe po të premtoj që ti, sot apo nesër, do të jesh Shqipëri, pavarësisht se kjo aktualisht duket utopi, por historia na ka dëshmuar që shumë bashkime të tjera kanë qenë utopike, por utopinë e kanë thyer ata njerëz që nuk kanë hequr dorë. BETOHEM!

(Arbërorët e Maqedonisë)

#AdminShkupi

Lini një Përgjigje

MARRËVESHJA TURKO – SERBE E VITIT 1938: SA PARA I’A JEPTE SERBIA TURQISË PËR DËBIMIN E SHQIPTARËVE

Mbi një mijë protestues u arrestuan në Bjellorusi