Nijazi Muhamedi
Në ditarin e udhëtimeve(që e quan ditar të një turisti dhe ushtaraku:”Udhëtimi im në teatrin e luftës në Ballkan” ), një gjeneral frëng, Gjenerali HERRE, që niset nga Parisi për të ardhur dhe qëndron në Shkup e Kumanovë (nga 17 nëntori gjer më 15 dhjetor 1912) në ndihmë ushtërisë serbe në pushtimin e Shkupit, ka një përshkrim interesant mbi lagjen në anën e djathtë të Vardarit… “sur la rive droite, le quartier europeen, les consulats et la gare.” (ku ka qenë lagjeja katolike shqiptare, ku ka qenë edhe shtëpia e Nënë Terezës, të cilën e quan “Lagje europiane”, (me konsulata dhe stacionin e trenit) dhe lagjen në anën e majtë të cilën e quan “qytet të turqve dhe të ciganëve”(“sur la rive gauche la ville turque et tzigane”…),mandej çuditet se në kohë lufte shqiptarët nuk i gjen fare të frikësuar dhe në paqe me të gjithë dhe shton se “popullata vendëse është shumë e larmishme si përnga raca ashtu përnga kostumet,
POR SHIKIMIN TA TËRHEQIN SHQIPTARËT E SHUMTË ME KOSTUMIN E TYRE TË BARDHË”…