in

Presidenti i Kroacise e fyen Vuçiqin: ”Nuk mund t’i dalesh zot as vendit tënd”

Ndërtimi i kampit ushtarak në Kosovë nga Kroacia ka nxitur reagime të ashpra në Serbi, duke bërë që të ketë reagime të shumta, duke e quajtur këtë provikim nga ana e Kroacisë. Mirëpo, presidenti kroat nuk ka kursyer serbin, Aleksandar Vucic.

Presidenti kroat, Zoran Milanovic i është përgjigjur Vucicit duke theksuar fillimisht se ky nuk është aspak pr v okim. Sipas tij ky veprim i Kroacisë në Kosovë nuk është kurrfarë provokimi ndaj Ser.bisë, ndërsa shtoi se Serbia nuk po di si të dalë nga gracka në të cilën ka rënë 30 vjet më parë në Kosovë.

Është kjo një mënyrë që të mbaj.në votuesit e tyre në tension. Ata pësuan më shumë dëme edhe se Kroacia. Aq sa nuk u zhvillua Gjakova, po aq edhe Paraqini mbeti në vitet e ’80-ta”, u shpreh mes tjerash presidenti kroat.

Milanovic tha se Vucic po e drejton një vend të pasuksesshëm, me të cilin nuk po di çfarë të bëjë.

“Vuçiqi është zot i një shteti që nuk është i suksesshëm, i cili nuk di çfarë të bëjë me veten e vet. Bëjnë gjithçka që të mos hyjnë në BE, por negociojnë”, theksoi presidenti kroat, Zoran Milanovic.

Kujtojmë, që Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman tha se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën. Ai  tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në sta.bilitet të rajonit”, tha Grlic Radman.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Nëna e Skënderbeut, Vjosava Tribalda ishte e pastër shqiptare, nga Pollogu i Iliridës

SHKUP 1912:LAGJEJA EUROPIANE E SHQIPTARËVE(LE QUARTIER EUROPEEN)