in

Shkrimtari i madh Ismail Kadare do të kujtohet me një murale në Tiranë

Shkrimtari i mirënjohur, me famë botërore Ismail Kadare, do të kujtohet edhe me një pikturë murale në Tiranë, tek bulevardi i ri.

Kjo është iniciativa është e piktorit të njohur Helidon Haltiti, i cili drejton projektin “Mural Fest” në Tiranë. 

Ai u shpreh më herët për “RTSH 24” se me këtë murale përkujtohet një nga shkrimtarët shqiptarë më në zë, i cili u nda nga jeta më 1 Korrik 2024.

“Ne duam ta sjellim më pranë shkrimtarin e madh, që ndërroi jetë pak ditë më parë” tha ndër të tjera piktori Haliti. Ai tha se mendohet që një vepër tjetër përkujtimore parashikohet të ngrihet edhe në qytetin e Gjirokastrës, ku ka lindur Kadare. “Me këto vepra Kadare do të jetë më pranë atyre që e kanë lexuar, më pranë nesh” tha Helidon Haltiti i cili drejton projektin “Mural Fest” në Tiranë.

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare ndërroi jetë më 1 Korrik në moshën 88 vjeçare, duke lënë pas një veprimtari letrare tejet të pasur dhe qindra vepra që do të ngelen në memorien e lexuesve.

Në prag të vitit të ri shkollor…

Lazim Destani: Nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në përurimin e Shtatores së Gjergj Kastriotit