“SHKRIME TË PADOBISHME
“Këtë titull mban një vepër e një publicisti të njohur turk. Autori thotë se,meqë nuk mund të ndikojë me shkrime për të ndriçuar për veprim mendjet e kohës së tashme, shkrimet i quan të padobishme, por i shkruan për t’u bërë si një dru me shumë degë, nën hijen e të cilit do vijë të pushojë në ndonjë kohë ndonjë udhëtar i lodhur në rrugë e sipër dhe i ngeshëm për të marrë që të lexojë ndonjë nga këto shkrime.
“SHKRIM I PADOBISHËM”ËSHTË EDHE KY I IMI që kam shkruar tash,në mbarim të ditës së 7 Marsit, Ditës së shenjtëruar dhe të kujtimeve legjitime të madhnisë sonë kolektive për shkollë kombëtare dhe me mësues që i bënë nderë madhnie asaj shkolle.
Matanë këtyre festimeve dhe nderimeve legjitime të së kaluarës,kemi tash KËTU NË MAQEDONI një shkollë të rrëzuar në nderën e saj NË SISTEMIN GJUHËSOR EDUKATIV,NJË SHKOLLË TË NËNSHTRUAR TURPSHËM dhe “me vetëdashja të rrejshme demokratike”,PO Dhe MË TURPSHËM SI ASNJËHERË NË HISTORINË e shkollimit këtu,po dhe krahasimisht në Europë e në botë,ku nuk ka mundur t’i ndodhë bile edhe “një populli autokton dhjetëfish më të vogël në numër se ne shqiptarët këtu”.
U mbetet NË NDERË KOMBËTARE shkollarëve,mësuesve,gazetarëve,dhe veçanërisht UNIVERSITETIT TË TETOVËS,QË TA VËNË NË VENDIN E VET KËTË NDERË TË RREZUAR KEQAS,DHE MASHTRUESHËM,PËR TË NDARË TURPET TË KUJT JANË,QË TURPI TË MOS JETË TANI E TUTJE I TANË SHQIPTARËVE.SËKENDEJMI:1.DUHET HEDHUR POSHTË KATEGORIKISHT POLITIKËN EDUKATIVE ASIMILUESE-SLLAVIZUESE NË TË GJITHA ASPEKTET QË ËSHTË MONTUAR NË SISTEMIN LINGUISTIK NJËGJUHËSOR DHE MONOKULTUROR NËN MASKËN E NJË GJOJA REFORME;2.DHE POLITIKËN KULTURORE TË NGRITUR MBI IDEOLOGJINË E KALUAR TË DOMINIMIT DHE TË KOLONIZIMIT MONOKULTUROR NË NJË REALITET TË PAKONTESTUESHËM HISTORIKISHT MULTIKULTUROR,DHE VEÇANËRISHT TË PREZENCËS HISTORIKE TË GJUHËS DHE KULTURËS SHQIPTARE,SI LIDHJE E PASHKËPUTSHME MES TYRE PËR PËRHERSHMËRINË E TËRËSUAR TË IDENTITETIT SHQIPTAR.