in

Shkolla e vargjeve satanike.

Shkruan: Ndoc Bushgjoka

Aty – këtu, rreth e përçark rrjetit, po bën ovrom  “lajmi” se një “këngëtar” i mender këngës tallava, paska vendosur të braktisë  “muzikën” e t’u përkushtohet  vargjeve satanike.Aferim !Armiqësia e atyre vargjeve djallëzore ndaj arteve, s’është as e re as e papritur.  Artet, piktura e muzika, letërsia veçanërisht, janë shpallur prej tyre me kohë e vakt gjynah e mish i huaj për beduinizmin primitiv.

Pjella e asaj marrëzie, ka qënë dhe është mbytëse për ato vlera qytetëruese, siç janë kultura, artet, letërsia, etj, të gjitha ato përcaktime që e bëjnë njeriun njeri të qytetëruar, e fisin e ngrenë në fis njerëzor.Edhe pse këto dihen, sot koha e mendësisë së tyre, dhe gjithë mediavalët beduinë, me çip e me thonj, kanë kapur akrepët e orës për ti kthyer në vitet e para të hixhrit.Po ju jap një shëmbull që e pashë rastësisht këto ditë.  Jo që ia vlen të përmendet shkarrashkruesi, por sepse shpreh mendësinë e produktit të vargjeve satanike.  Ai quhej Gani Neziri.  

Dhe ja se ç’shkruante mes të tjerave Neziri:”shkencëtarë lëmishë të ndryshme shkencore, pasi kishin lexuar Kur’anin i janë kthyer besimit islam.”Eshtë për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.Tani, le të gjejë ndokush, mes mijëra e mijëra autorësh, një piktor që ka dalë nga ajo zgafellë, një kompozitor, se nuk po them që Dante, Bokaçio, Shekspiri, Didëro, Ruso, Volter,  e autorët e panumërt frëng, Gëte etj etj, nuk  nuk janë “formuar” pasi kanë  “lexuar” vargjet djallëzore.  Se  Da Vinçi, Mikelanxhelo, Rubensi, Rembrandti etj etj mijëra e mijëra rrinin natë – ditë me vargjet satanike në duar.Ja kështu është kur  “ideollogjia” e marrë u shpall luftë vlerave njerëzore.Ja dhe arsyeja pse shqiptarët sot, kudo janë në Ballkan, janë për djall e për lumë.Dhe siç duket, kështu do mrroten pus në pus, dhe se me ekspedientë vështirë se do ndreqen sado pak.

Lini një Përgjigje

Lamtumirë, miku im!

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoroi Kompaninë 4000 dhe Said Kryeziun