Bashkim Jashari është emëruar këtë të martë Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai e ka pasuar në këtë pozitë Rrahman Ramën i cili dha dorëheqje.
Pozita më e rëndësishme ushtarake në vend ka kaluar nga daja tek nipi. Jashari dhe Rama kanë lidhje familjare mes vete.
Bashkim Jashari është djalë i hallës së Rrahman Ramës, njofton Klankosova.tv.
“Gruaja e Ademit dhe gruaja e Rifatit kanë qenë halla të Rrahman Ramës”, ka konfirmuar për Klan Kosova, Halit Barani, i cili njeh të dy familjet.
Mirë do të ishte të emerohet në të ardhmen gjeneral prej vërteti me Akademi ushtarake Perëndimore me aftësi ushtarake e komanduese. Mi birin e filanit a nipin e filanit ne e fundosim shtetin.