in

SHISH fotografon të gjitha takimet e Frederik Ymerit, merrte USB dhe dorëzonte lekët, euro e dollarë

Një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un në lidhje me një celulë spiunazhi në shërbim të agjenturave jo mike ka tronditur opinionin publik vendas pasi është hera e parë që Shqipëria përballet me situata të tilla, të paktën publikisht.

Pesë personat e dyshuar, mes të cilëve spikat ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, rezultojnë se janë takuar dhjetëra herë në Tiranë me kontaktet e agjentëve të vendeve jo mike me Shqipërinë. Në këto takime janë shkëmbyer USB dhe dokumente kundrejt pagesave në lekë, euro dhe dollarë.

Prokuroria dyshon se ish- zyrtarët e SHISH dhe policisë kanë shitur të dhënat që mblidhnin përmes kontakteve të tyre në institucionet e sigurisë në vend.

Zbardhen detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e celulës së spiunazhit në Tiranë, e cila sipas SPAK-ut dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërvepronte me agjensi të huaja inteligjente, jo mike të Shqipërisë. Sipas dosjes, rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar.

Ndërkohë këto informacione, thuhet në dosje, ai i siguronte nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ymeri rezulton të jetë babai i kreut të Agjensisë ADISA, Lorin Ymeri, por ky i fundit në asnjë rast nuk përmendet në materialin hetimor. Ky hetim është shtrirë dhe në verifikimin e personave anëtarë të familjes, duke u marë në analizë veprimet e Ymerit dhe babait të tij, që dikur ka shërbyer si Drejtor i Krimit të Organizuar në aparatin Qëndror të SHISH.

Sipas dosjes hetimore, Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron dhe informacione nga dy lidhjet e tij të ngushta Gjergji Koti dhe Maksim Ferra, edhe këta të dy ish-drejtues të SHISH.

Bëhet e ditur se komunikimet e Frederik Ymerit me dy personat e mësipërm janë periodike dhe gjatë zhvillimit të këtyre takimeve, shihet e njëjta mënyrë të vepruari. Ata fillimisht kontaktojnë në telefon, pastaj lenë vendin e takimit, ku pijnë kafe dhe në kafe bëhet shkëmbimi i një USB-je me lekë, euro ose dollarë.

Gjithashtu gjatë hetimeve janë kryer përgjime në vende publike të shoqëruara me fotografime e filmime të Frederik Ymerit, Maksim Ferrës dhe Gjergji Kotit.

Nga këto përgjime në vendet publike të tyre ka rezultuar se Frederik Ymeri është takuar 16 herë me lidhjen e tij, Maksim Ferra.

Lini një Përgjigje

Dosja e SHISH: Janë mashtrime dhe sajesa!

Rriten me 60% cmimet në plazhet e Gjirit të Lalzit, bien pushuesit