in

Shifra alarmante: 39 viktima dhe 1.288 raste të reja me koronavirus në RMV

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 39 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 1.600.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1.288 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 57.451.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 34.970, përfshirë 1.078 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 20.881

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 3.349 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 320.011.

Lini një Përgjigje

Shqipëri, 8 të vdekur dhe 644 raste të reja nga COVID-19

Biden ka thënë se ekipi i tij do t'i bëjë krenarë që janë amerikanë