in

Shënim rasti – humbur në kohë dhe hapësirë: Një aneks, nëse më lejohet!

 

Nga Bajram Sefaj 

           

Disi si shumë është përzje dallimi midis reportazhit televiziv dhe filmit dokumentar. Ose me drejtë fjala reportazh filmik (televiziv), thuaj se fare ka ikur nga përdorimi dhe është zëvendësuar me fjalën film dokumentar. Çfarëdo bilmezi, cilit të çohet me herët, yrysh e në film dokumentar. Çka do që prek, çfarëdo që bën (bajgë), nuk bën tjetër pos film (bajgë) dokumentar.  Ilustrimin në eklatant, me ilustrues, por edhe më i dhimbshëm ishte ai që patëm rastin ta ndeshim, ditë më parë, në sallën kinemasë ABC. Aty ishim të ftuar të shohim film dokumentar  kushtuar Aleksandër Mojsiut tonë të madh. E çka pamë aty. Asgjë, nuk pamë. Jo, kjo është pak! Aty pamë tmerr! Pamë një reportazh të dobët që nuk e hante pazari hiç. Ai biçim filmi dokumentar le që nuk ishte i denjë të shfaqej, as në programin eksperimental të televizionit privat në mëhallën më periferike të qytezës sonë provinciale, po, edhe më keq, nuk ishte i denjë të shfaqej para miqve, në një ndeje organizua me rastin e ditëlindjes se mbesës, çupëzës dyvjeçare. E, nga ana tjetër, aty ishim tubuar të marrim pjesë në dy evinement për njëherë: bëhej përurimi i librit të katërt a të pestë kushtuar Aleksandër Mojsiut, me ç’rast  edhe shfaqej një “film dokumentar” kushtua këtij aktori legjendar shqiptar. Ç’ka në libër nuk e di, po ç’pash(më) në “filmin dokumentar”. A. Mojsiu, nuk është më aktor imi i preferuar, aq më pak është krenaria ime kombëtare! Ai, tani e tutje, është vetëm i autorit të filmit “Me ty u hap sîpari”, a si e kishte emrin ajo koshoneri! Lë të shtohet edhe kjo. Një artist joni, kur është edhe akademik, i mllefosur, si i pezmatuar nga gjithë ajo që pa(më), kërciti e tha: disa njerëzve, (nuk tha injorantë!), duhet t’u ndalohet, ligjshmërish t’u ndalohet, të krijojnë këso “mrekullish”. Zërin e tij plot zjarrmi revolte, shpresojmë se nuk e fshinë as  tretë, era (fryma) në Shesh… Djalli (kurrë) nuk është aq i zi sa themi ne, shyqyr!

(Diku e dikur).

                                                ——————

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

ShBA i dhuruan Kosovës 55 automjete ushtarake

Një koncert operistik, tri ekspozita…