in

Shehu: ‘Ballkani i Hapur’ u varros, por pasojat do të jenë të gjata

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, vlerësoi se me ‘Ballkanin e Hapur’, u tentua të krijohej hegjemonizëm nga Serbia në Ballkan.

“Vërtet ‘Ballkani i Hapur’ u varros, por pasojat do të jenë të gjata”, tha ai për ‘Lajmet e Fundit’ në RTK.

Sipas tij ‘Ballkani i Hapur’ nuk u varros, nga Edi Rama, por nga presioni. Ai tha se projekti i ‘Ballkanit të Hapur, ka bërë dëme Kosovës.

Shehu ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë, dhe në këtë rast kreun e qeverisë, Edi Rama, që sipas tij me publikimin e e statutit për ‘Asociacion’, i ka bërë dëme Kosovës.

Deputeti shqiptar tha se Shqipëria duhet të mbështes Kosovën, në fusha të ndryshme dhe nuk duhet të ketë rol paternalist ndaj Kosovës.

Lini një Përgjigje

Kadare në kundërvënie ndaj mitit serb për Kosovën

Kurti e refuzoi, zbulohet kush e pret nesër Ramën në Prishtinë