SHBA shpall “Non grata” ish presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjen e tij.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në twitter nga sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Në një deklaratë Sekretari i Shtetit Blinken thotë mes të tjerash se në cilësinë zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë si dhe anëtarët e familjes.