in

SHBA sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi të premten sanksione ndaj dy individëve rusë dhe katër subjekteve që i akuzon për mbështetje të ndikimit keqdashës global të Kremlinit dhe operacioneve për ndërhyrje në zgjedhje, duke përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë.

“Individët dhe subjektet e përcaktuara sot luajtën role të ndryshme në përpjekjet e Rusisë për të manipuluar dhe destabilizuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre, përfshirë Ukrainën”, tha në një deklaratë Departamenti i Thesarit.

Departamenti emëroi individët si rusët Aleksandr Viktorovich Ionov dhe Natalya Valeryevna Burlinova dhe entitetet si Lëvizja Anti-Globalizuese e Rusisë (AGMR), Ionov Transkontinental, STOP-Imperializmi dhe Qendra për Mbështetjen dhe Zhvillimin e Diplomacisë Krijuese të Nismës Publike (PICREADI).

Departamenti i Thesarit akuzoi Aleksandr Viktorovich Ionovin si një “bashkëpunëtor” të FSB-së, duke thënë se ai ishte koordinuar me agjencinë ruse të inteligjencës që të paktën në verën e vitit 2020 për të identifikuar “pikat socialo-politike të konflikteve brenda Shteteve të Bashkuara”.

“Ai ofroi mbështetje, zakonisht në formën e donacioneve monetare, për organizatat që ai dhe shërbimet e inteligjencës ruse besonin se do të krijonin shqetësime social-politike në Shtetet e Bashkuara”, tha Departamenti i Thesarit.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj menjëherë një emaili që kërkonte komente mbi sanksionet e SHBA-ve, të cilat bllokojnë pronën dhe interesat e individëve dhe organizatave që janë nën juridiksionin amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Piratët kibernetikë nxjerrin të dhënat e iranianëve të strehuar në Manzë

SI I SHKATËRROI KARRIERËN DOLLIA PËR NEXHMIJE PAGARUSHËN…