in

SHBA: Mbështetje për rindërtimin e Gazës dhe rihapje të konsullatës në Jeruzalem

Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën se Uashingtoni do të rihapë Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidhjet me palestinezët të cilat u reduktuan nga administrata Trump.

Konsullata shërbeu për një kohë të gjatë si një zyrë autonome e ngarkuar për marrëdhëniet diplomatike me palestinezët. Por ish-Presidenti Donald Trump reduktoi veprimtarinë e saj dhe e vendosi atë nën autoritetin e ambasadorit në Izrael, pasi mori vendim për zhvendosje të ambasadës në Jeruzalem.

Vendimi i zotit Trump shkaktoi zemërim në mesin e palestinezëve, të cilët e shohin Jeruzalemin lindor si territor të okupuar dhe kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.

Zoti Blinken nuk dha një datë të saktë për rihapjen e konsullatës.

Sekretari i shtetit e njoftoi vendimin pas një takimi me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun e okupuar Perëndimor. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të mbështesin zotin Abas në rivalitetin e tij me grupin militant Hamas që dominon Gazan si dhe në skenën ndërkombëtare.

Administrata Biden do t’i kërkojë Kongresit amerikan 75 milion dollarë ndihma zhvillimi dhe ekonomike për palestinezët, njoftoi të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili shtoi se Uashingtoni do ta vazhdojë procesin për të rihapur konsullatën e SHBA në Jeruzalem.

Duke folur pas takimit me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë gjithashtu 5.5 milion dollarë ndihmë të menjëhershme për Gazën dhe 32 milion dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën (UNRWA). VOA

Lini një Përgjigje

Arrestimi i gazetarit bjellorus

Odise Çaçi: Kush po paguan për denigrimin e historisë Kombëtare?