in

SHBA-ja nis vaksinimin kundër koronavirusit nga Shtëpia e Bardhë

 Amerika fillon sot vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, dhe shembullin për këtë e japin vetë pjesëtarët e administratës Trump.

Do të jetë Shtëpia e Bardhë që do të vaksinohet e para, raporton revista “New York Times”, duke shënuar një etape të re për virusin, por edhe për t’i ardhur në ndihmë presidentit duke mos u kthyer në një vatër të re infeksioni, pas disa pjesëtarëve që rezultuan të infektuar gjatë javëve të fundit.

Vaksina ndërkohë është shpërndarë në të katër anët e vendit me 3 milionë dozat e saj të para. Me këtë hap, Amerika bëhet vendi i dytë në botë që aplikon vaksinën e Pfizer dhe Biontech pas Britanisë së Madhe.

Vaksina e Pfizer ofron deri në 95% mbrojtje ndaj koronavirusit të ri dhe është përcaktuar e sigurt nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA.

SHBA-ja është vendi më i goditur nga pandemia në botë me rreth 16 milionë të infektuar dhe 219 mijë viktima dhe autoritetet synojnë të vaksinojnë rreth 100 milionë persona brenda muajit mars.

Lini një Përgjigje

16- vjeçari vrau nënën, babanë dhe dy vëllezërit më të vegjël

30 persona u arrestuan në operacion antidrogë në Vlorë