in

Shamia arabe në Ushtrinë e Kosovës!

Ushtria e Kosovës ka edhe një femër me shami arabe

 

Shkruan: Mefi Rafuna

Dje rastësisht e shikova në programin e mëngjesit në T7 po jepej një storie për një çift në radhët e FSK-së tek flisnin për sfidat e tyre para Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz. 

Më habiti që ‘sfida’ kryesore dhe diskrimini që e paska pasur kjo ushtarja qenka shamia.

Dhe tashmë qe e paska fituar betejën flet me krenari, se është ushtare me shami para varreve të Jasharajve. Dhe unë pyes a s’pate diku tjetër ta tregosh këtë storie sfiduese. A bash u dashka që para një kompleksi që është simbol i derdhjes së gjakut, për liri të manifestohet diçka tjetër krejt tendencioze. 

Pse veproni me mision që pikërisht vendet më të ndieshme sa i përket karakterit nacional t’iu japni kahje tjetër.Unë nuk besoj që gjithë ato femra që u vranë duke luftuar në radhët e UÇK-së paskan rënë për kauzën e kësaj ushtares me shami sot. Dhe çfarë është diskrimnimi për ju kur paguheni më shumë se nga 300 dollarë (për shaminë) në muaj, që pikërisht ta demonstorni me përpikëmëri këtë agjendë antishqiptare.Pse krejt mediat i japin hapsirë këtyre personave, pse nuk bëni storie tjera sa i përket femrës shqiptare por pikërisht ju i jepni hapsirën mediale shamisë dhe shkatërrimit përfundimtar të gruas së lirë shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kaos në Turqi: Zhvlerësohet monedha vendase, qytetarët protestojnë në rrugë

Eksperimenti i Lirës së Erdoganit po përkeqësohet