in

Serbia nuk është sponzorizuese, por autore-organizuese dhe përgjegjëse e sulmit terrorist

Serbia nuk është sponzorizuese, por autore-organizuese dhe përgjegjëse e sulmit terrorist, së bashku me Kishën Ortodokse Serbe- Shembujt historik, deri tek i fundit, dëshmojnë se Kisha serbe ndjek rrugë ateiste, më saktë djallëzore! Pra, nuk është në rrugën e Zotit!- Nuk duhet t’i lejohet status i veçantë apo autonom forcave djallëzore!

Idriz Morina

Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës i kryer në mëngjesin e hershëm të ditës së hënë, i kualifikuar edhe nga shumica prej nesh si i atillë, përfshirë ekspertët e fushave dhe nga vetë politika, nga institucionet, nuk është thjesht një sulm terrorist, i kryer nga një grup.Provat në vazhdimësi, nga luftimet, viktimat, emrat e pjesëmarrësve, rolet dhe marrëdhëniet e tyre me institucionet dhe bartësit e tyre të shtetit serb, sasia dhe cilësia e armatimit, vendndodhja e tyre, pamjet e informacionet e ofruara, që po dëshmojnë se edhe në anën përtej kufirit ka qenë një kontingjent logjistik me organizim shtetëror, e mbase edhe trupash, që kanë pritur për të ndihmuar grupin pjesëmarrës në sulmin terrorist, e plotësojnë mozaikun e pjesëmarrjes së shtetit serb në sulmin terrorist. Si i tillë, është i pamjaftueshëm kualifikimi sulm terrorist, e aq më pak nga një grup, por duhet cilësuar si sulm i armatosur kundër rendit kushtetues nga Republika e Serbisë. Kjo e përjashton edhe akuzën e moderuar si sponzoruese e terrorizmit.Po ashtu përfshirjen e shtetit serb, e plotësojnë edhe dy aktet e sotme:- Shpallja ditë zie nga Serbia dhe

– Shpallja tri ditë zie nga Lista Serbe, e cila është e identifikuar me politikat e Serbisë, dhe vetë Vuçiqin.

Sulmi i armatosur nga një vend fqinjë, kundër rendit juridik e kushtetues përbën, një veprim apo seri veprimesh të organizuara të një niveli më të lartë, seç mund të përmbajë kualifikimi i veprës si sulm terrorist, sepse kjo akuzë bie vetëm mbi grupin apo kryesisht në dëm të tij!Kosova po siguron prova të mjaftueshme, për të paditur Serbinë për agresion ushtarak të kamufluar!

Armatimet masive të gjetura në manastirin në Banjë (Banjsko në serbisht), nuk janë më vetëm indicie, të cilat qenë shprehur edhe nga deputetja britanike Alicia Kearns-i, se kishte informacione valide nga shërbimi ushtarak britanik, që armët e kontrabanduara nga Serbia po futen me autoambulanca në kisha dhe manastire: “…Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca”.

Kisha ortodokse serbe i kishte hedhur poshtë akuzat me komunikatë, me reagim të ashpër retorikë, por pas shpartallimit të “milicisë serbe” (term i përdorur për herë të parë sërish nga deputetja britanike Kearns) nga forcat e Kosovës, njësitë speciale të policisë, e demantuan atë, duke dëshmuar se ajo (Kisha serbe) ishte thellësisht e përfshirë në sulmin e organizuar terrorist, mbase edhe me ndihmën e inteligjencës ruse!

Kjo situatë e re, argumenton se duhet të hetohet çdo “Zonë e mbrojtur” në Kosovë, e Kishës ortodokse serbe!

Pra, të gjitha sa u thanë, ndërlidhjet e grupit të armatosur me shtetin serb, dhe ndërlidhjet me Kishën Ortodokse Serbe, e cila është njëra nga shtyllat kryesore të shtetit serb, e madje jo rrallë kualifikohet edhe si vetë shteti, për shkak të rolit udhëheqës brenda shtetit, e bëjnë përgjegjëse të drejtpërdrejtë Serbinë!

Prandaj,

1. Sulmi duhet të karakterizohet pa ekuivoke si sulm i organizuar nga shteti serb, së bashku me krahun e saj kryesor propagandistik e të ndikimit, Kishën Ortodokse Serbe!

Ndëshkimi nga Kosova dhe nga Perëndimi.

Nga të dyja këto duhet të nxirren disa kërkesa kryesore, përveç asaj të artikuluar zyrtarisht, për sanksione ndaj Serbisë: 

I. Të ndëshkohet Serbia, sipas përgjegjësisë së provuar, jo vetëm me sanksione (të artikulohen ide, apo të zhvillohen mbi modelin e dënimit të shteteve humbëse në Luftën e Dytë Botërore, pasi sulmi i së hënës duhet të konsiderohet vazhdim i përpjekjeve serbe për zhbërjen e identitetit të shqiptarëve, dhe në këtë rast edhe të shtetit të Kosovës) dhe

II. Të ndëshkohet Kisha Ortodokse Serbe, dhe veçanërisht ajo në Kosovë:a. Me lejimin e saj të ekzistojë dhe veprojë në Kosovë vetëm si Kisha Ortodokse e Kosovës, (Kjo do të duhej të nënkuptonte se asnjë prift apo zyrtar i kësaj kishe i komprometuar, nuk mund të kryejë detyra kishtare, por të emërohet personel i ri) dhe

b. Të zhbëhet paragrafi i Marrëveshjes së Ohrit, që ia njeh eksterritorialitetin!III. Nuk duhet të pranohet më Marrëveshja e Ohrit si obligative!

III.1. Duhet të gjenden modele se si të anulohet preambula e MO-së, eksterritorialiteti dhe neni 7!- Nuk ka më askush besim në Kosovë, se ajo kishë ka qasje humane dhe teiste! Shembujt historik, deri tek i fundit, dëshmojnë se ajo ndjek rrugë ateiste, më saktë djallëzore! Pra, nuk është në rrugën e Zotit, dhe kështu nuk mund të gëzojë atribute të humanitetit dhe besimit në Zot!- Nuk duhet t’i lejohet status i veçantë apo autonom forcave djallëzore!

– Unë besoj thellësisht, se ky sukses i policisë së Kosovës, është meritë e koordinimit apo bashkëpunimit, mbi të gjitha me amerikanët, madje deri tek urdhri që policët të sillen me respekt ndaj luftëtarëve serb të kapur në fushëbetejë, si ndihma për të plagosurit, mosdhunimi i robërve, dhe transportimi i tyre me kohë dhe i sigurt deri në spitale (Mitrovicë dhe Prishtinë)!

– Policia – Njësitë speciale më në fund dëshmuan para opinionit se injorimin dhe poshtërimin që mundohej t’ia bënte politika, dhe një pjesë e opinionit nën ndikimin e saj, ishin të padrejta, dhe përkundrazi, duhej të ishin krenarë me aftësitë dhe përgatitjen e saj, që di të sillet në rrethana të caktuara si një ushtri heroike!

Lini një Përgjigje

Bota serbe ka marrë një grusht të rëndë në Kosovë!

The Washington Post 1910: Turqit sulmojne të krishterët