in

Serbia hakmerret ndaj Malit të Zi, e dëbon ambasadorin malazez

Qeveria në ikje e Malit të Zi ka shpallur ambasadorin e Serbisë person të padëshiruar (non grata) dhe i ka kërkuar që të largohet nga shteti, ka njoftuar Ministria e Jashtme më 28 nëntor. Serbia është përgjigjur disa orë më vonë duke e shpallur ambasadorin e Malit të Zi, po ashtu person të padëshiruar dhe duke e dëbuar nga shteti.

“Për shkak të shpalljes së ambasadorit të Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, person të padëshiruar, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka vepruar në mënyrë reciproke”, është thënë në deklaratën e kësaj ministrie.

Mediat shtetërore ka raportuar se ambasadorit malazez Tarzan Milosheviq i është kërkuar të largohet nga Serbia brenda 72 orëve.

Mali i Zi vazhdon të jetë thellësisht i ndarë në mesin e njerëzve që kërkojnë lidhje me aleatët tradicionalë, Serbinë dhe Rusinë, si dhe ata që e shohin Malin e Zi si shtet të pavarur, të lidhur me Perëndimin.

Lini një Përgjigje

Atiq pas votimit deklaron se pret rezultate të mira nga votuesit

Meta porosit të rinjtë të ndalin shpopullimin e Shqipërisë