in

Serbët në vitin 1999 masakruan me bajonetë edhe fëmijë të porsalindur

Hysni Syla

Me qëllim që opinioni i gjerë të kuptoj se serbët janë ata që bënë krime në Kosovë gjatë luftës në popullsinë e pafajshme shqiptare, duke masakruar madje edhe fëmijën e porsalindur, po japim në këtë shkrim detaje interesante dhe të dhimshme për krimet çnjerëzore që kanë bërë serbët.

Në Tetor të vitit 1999, Ardian Hoxha, atëherë 15 vjeç, nga Zhabari i Mitrovicës, kishte gjetur afër fshatit të tij, në vendin e quajtur Gërmovë, pranë rrugës magjistrale që shpie për në detin Adriatik, disa fotografi bardhë e zi, me legjenda përfundi, që sipas të gjitha gjasave u kishin rënë kriminelëve serbë gjatë ikjes së tyre për në Serbi, përmes kësaj rruge.

Këto fotografi Ardiani ua kishte dhënë ushtarëve danez të KFOR-it, por e kishte ruajtur për vete edhe fotografinë e fëmijës së masakruar nga serbët. Në faksimilen e dokumentit-fotografisë së fëmijës së masakruar shkruan, të lëshuar nga Sekretariati i Punëve të Brendshme të Mitrovicës, të evidentuar IV Bilanci i rastit, 33 dhe 34, shkruan: Ashtu sikur viktimat tjera, është vra edhe e porsalindura Ajeta, siç shihet në këto dy fotografi.

Në faksimilen e dokumentit tjetër po të të njëjtit rast (IV. Bilanci i rastit) shkruan: pika 35. nëna Abazaj Zahide, pika 36. vajza Nurija, pika 37. djali Mujo dhe pika 38. vajza Ajeta. Pra siç po shihet është masakruar e tërë familja Abazaj: nëna Zahide me fëmijët Mujën, Nurijen dhe Ajeten e porsalindur. Në këto dokumente të gjetur që mbajnë vulën e SPB të Mitrovicës, nuk shkruante se ku dhe kur është masakruar kjo familje.

Se prej nga ishte kjo familje dhe ku ka jetuar deri në momentin e masakrimit nuk dihej atëherë, por ne nuk dimë as sot dhe nuk na ka rënë të dëgjojmë ndonjë informatë lidhur me këtë.

Sidoqoftë, do të ishte mirë sikur këtë dokument-dëshmi ta kenë parasysh institucionet dhe shoqatat që merren me zbardhjen e ngjarjeve të luftës, në mënyrë që të gjenden familjarët e të masakruarve dhe ë dihet më shumë për fatin e tyre, por edhe fatin e viktimave.

Legjenda:Fotografia e Ajetes së porsalindur të masakruar nga serbët.

Lini një Përgjigje

Detyra herkuliane e shpërndarjes së vaksinës

Shqipëri, 16 viktima dhe 840 raste pozitive me koronavirus