in

Selmanaj: Turri dhe vrapi për ta takuar Vjosën, është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi që kryesia e kësaj partie vendosi që bisedat për formimin e institucioneve, t’i vazhdojë vetëm me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

Selmanaj këtë vendim e ka quajtur “turr dhe vrap”, i cili sipas tij është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në dhe dinjitetin e votuesit të saj.

“Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën te projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.”

“Turri dhe vrapi’ për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj”, ka shkruar ai në Facebook./gazeta sinjali

Lini një Përgjigje

Pa komunë, pa ministri dhe pa pozitë të lartë në LDK – ngritja dhe rënia e Agim Veliut

8 të vdekur dhe 793 raste me COVID-19