in

8 të vdekur dhe 793 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus kanë rezultuar 793 raste, 8 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 352 janë shëruar.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë testuar gjithsej 4.838 mostra, prej të cilave 793 raste janë pozitive. Janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.

Lini një Përgjigje

Selmanaj: Turri dhe vrapi për ta takuar Vjosën, është turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në

Qeveria do t’i përkrahë të prekurit me Sindromën Down