in

Sela uron shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit

 

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, me një urim u është drejtuar shqiptarëve, duke marrë si shembull sakrificat që kanë bërë për atdheun figurat kombëtare, si Skënderbeu, Ismail Qemali e Adem Jashari.

Të dashur shqiptarë,

28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandanti Adem Jashari më luftën e UÇK-së.

Të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as fuqinë emocionale dhe dashurinë e të gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen ata.

Gëzuar dhe urime të dashur bashkëkombas për këtë festë madhështore, që mision e ka bashkimin dhe dashurinë vëllazërore mes shqiptarësh!

Ziadin SelaAleanca për Shqiptarët

Lini një Përgjigje

645 raste pozitive me koronavirus e 18 viktima në Shqipëri

LD në MZ dhe Forca urojnë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit