in

Sekratari amerikan Blinken fton ministren Gërvalla

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Lajmin e ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një shënimi në Facebook.

Ministria thekson se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

Në margjiinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, njofton tutje MPJD.

Lini një Përgjigje

Rusia planifikon të shkëpusë Severodonetsk nga veriu dhe jugu

Akademiku maqedonas: “Mungesa e shqiptarëve të krishterë në Maqedoni, fat për ne”