Seanca dëgjimore, e cila është paraparë të mbahet në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se nuk po pritet aspak mirë në Serbi.
Arsyeja për këtë del të jetë pjesëmarrja e tre ekspertëve për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të jepen rekomandime për administratën e ardhme të udhëhequr nga Joe Biden, rreth qëndrimeve që duhet mbajtur ndaj rajonit dhe raporteve mes Kosovës e Serbisë, përcjell Klan Kosova.
Këtë e dëshmon një raportim i mediumit serb B92, i cili shkruan se ”Fati i marrëdhënieve SHBA-Serbi po formësohet nga një organ amerikan që është mbledhur sot”.
”Të ftuar, tre lobistë shqiptarë”, është qasja që i është dhënë tërë artikullit, referuar pjesëmarrjes së komitetit i cili kryesohet nga Kongresisti Eliot Engel, mbështetës i madh i Kosovës.