in

MARIN MEMA, "QË NA PRISH PUNËT ME PUSHTUESIN!"(2)

Nijazi Muhamedi

Kjo puna e shkuarjes së gazetarit emërmirë në Prilep,MARIN MEMA, që trazoi në udhë e nëpër tokë policinë e “Mini-shengenit”ballkanik të Maqedonisë së Veriut ende pa u bërë, shkon ende duke u ngatërruar nëpër hamendësime historike e të reja që mund t’i kenë shkuar nëpër mend atij “urdhëruesi nga lartë” në qeveri” dhe kjo shkuarje tash ka të ngjarë të ngatërrojë edhe “komisionin bullgaro-maqedon” mbi historitë e vjedhura nga njëri-tjetri veç e veç dhe të dyja palët në vjedhje bashkë nga shqiptarët, dhe tash aty mund të nisë një gërnjë e re.

Kjo “gërnjë”sebepin do e ketë këtu: te trimi i çartur shqiptar DERVISH SULEJMANI që ka mbrojtur me pushkë ndër shkrepa  gjindjen shqiptare dhe bullgare në Prilep nga zullumet e terrori i çetnikëve serbë në kohë Turqie, me të cilin asokohe është takuar ndër male edhe Baroni Nopcha, kurse në foto i ka nxjerrë Bajazid Elmaz Doda.

Bullgarët ia njohin trimërinë shqiptare edhe tash Dervish Sulejmanit, po një kohë shumë para na e patën “vjedhur” dhe njohur si komit të tyre.

Si do e ndajnë punën me këtë histori,do presim e do shohim…!

Lini një Përgjigje

Seanca e Kongresit në SHBA i shqetëson serbët

Anëtarësimi i Kosovës në NATO – garancë për stabilitetin e rajonit