in

Satirë: Me rastin e Asociacionit, Thaçi i drejtohet popullit!

Sherif Ramabaja

Të dashur populli im. E di se një pjesë nga ju jeni të zemëruar në mua, po do të përpiqem tw sqaroj disa gjëra.

 Duhet ta dini se sa herë e ka kërkuar atdheu, unë jam flijuar për Kosovën dhe për këtë nuk pendohem, sepse sërish kështu do të veproja, pa marr parasysh që disa më gjykojnë për qasjet e mia.

Për veprimet, për të cilat disa kanë rezervime, unë ju betohem se nuk kisha rrugëdalje tjetër. Presioni ishte i madh për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Edhe unë isha kundërshtar i rreptë i Asociacionit, prandaj net të tëra kam mbetur pa gjumë, se si të veproja. Në fund erdha në përfundim se idetë e Qosjes dhe Ramës për një ndarje përfundimtare me serbët, dominuan edhe në mua.

Edhe unë jam një qenie prej gjaku dhe mishi sikurse ju, prandaj edhe sot po të isha në pozitë të zgjidhja atë ose këtë, ndoshta do të kisha mbetur sërish pa gjumë.

Unë në këto raste vendimtare për atdheun edhe pse e kam urryer Kurtin, sot kam mirëkuptim dhe mëshirë për te. Askush nuk do të dëshironte që të ishte në lëkurën e tij. Është një përgjegjësi me përmasa shekullore.

Ju më gjykoni mua se pse e kisha firmosur Asociacionin. Nga presioni i fuqishëm unë vendosa për një potez manovrues. Në njërën anë e firmosa Asociacionin, kur në të njëjtën kohë kisha vendosur për opsionin, për shkëmbim territoresh.

Qëllimi im ishte ta merrnim Luginën. Nuk mund të paramendoja që ata t´i linim nën mëshirën e Serbisë. Këtë mallkim nuk mund t´ia ngarkoja vetes, familjes sime, Brojës, Drenicës dhe mbarë Kosovës. Pra Asociacioni ishte vetëm si një plan ” B”, nëse dështon shkëmbimi i territoreve.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Kosova u ballafaqua me barrikadat në veri, do të kisha dashur të isha në Kosovë. Nëse s´do të mund të ndërmerrja asnjë kundërveprim, së paku do ta shprehja guximin tim, duke shetitur me barkë për gjatë liqenit të Ujmirit. Këtë e bëja sa herë që Serbia me kërcënime e rrezikonte Kosovën. Me këtë shenjë ua tregoja gjoksin sikurse Adem Jashari, se këtu është dhe do të jetë Kosovë.

Të më kuptoni sot, se unë këto plane i kisha vetëm si fazë kaluese, sepse unë nuk pajtohesha që ti falja territore Serbisë siç më akuzojnë disa. Do ta kisha pritur vetëm rastin e parë që Serbisë, t´ia rrëmbeja të gjitha territoret e pushtuara shqiptare, që nga koha e Lidhjes së Prizrenit. Për këtë e kam  rrëmbyer pushkën që ti kundërvihem Serbisë dhe do ta bëjë në çdo kohë, sikurse ukrainasit që po i kundërvihen Rusisë.

Sot nga Haga ju kisha lutur, bashkohuni dhe merrni vendime në të mirën e atdheut tonë të përbashkët. Unë jam i bindur që jam në zemrat tuaja, si ish komandanti i ushtrisë sonë të lavdishme UÇK dhe si ish kryetari i Kosovës.

Të jeni të bindur se unë nuk pendohem për asnjë moment që ndodhem këtu. Këtë e kam pasur të qartë që mund të vjen dita kur do të më burgosin, po për atdheun ton të përbashkët kam qenë dhe do të jem i gatshëm që gjithmonë të sakrifikohem.

Sot ju kisha lutur si vëllezërit e mi, që t´i bashkoheni Kurtit në vendimmarrjet e dhimbshme për vendin tonë. Ta ruajmë miqësinë me SHBA, EU, NATON dhe perëndimin, duke llogaritur që pa përkrahjen e tyre, nuk i arrijmë dot qëllimet tona.

Më vjen keq që Mustafën e eliminuan nga LDK, po e kisha lutur Abdixhikun që të ndikoi në Haradinajn, Limajn, Pacollin, Molliqajn, Batonin, etj që t´i bashkohen aksionit opozitar, në përkrahjen e Kurtit, për të marr vendime të përbashkëta, në këto momente vendimtare për Kosovën.

Populli im i dashur: për mua mos të qaj askush. Unë jam pajtuar me fatin tim, prandaj edhe 100 vite po të më dënojnë, unë qerpikun nuk e lëvizi.

Në zemrën time frymon Konstandini i Madh, Leka i Madh, Pirroja, Gjergj Kastrioti , Nëna Terezë, Rugova, Demaçi, Adem Jashari, Naim Tërnava e shumë e shumë të tjerë.

Ju premtoi se lirimi im do të jetë një festë kombëtare. I juaji Hashimi.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Ngujoi për 6 vite familjen e tij, ekstremisti fetar lirohet nga qelia!

Haki Abazi: Kryeministri Kurti ka urdhëruar shkarkimin tim, nesër flas për inçizime dhe skandale