in

Sami Kurteshi dhe Alim Rama nga VV i ranë pishman për votën në KQZ

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi dhe Alim Rama, i kanë rënë pishman votës pro vendimit që dje e dhanë për verifikimin e votuesve jashtë Kosovës, përmes thirrjeve telefonike.

Ani pse dje Kurteshi dhe Rama votuan pro në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor, për të njejtin vendim, gjatë mbledhjes së sotme të këtij institucioni, ata dolën kundër.

Pendesa e tyre për këtë çështje, ka ardhur pas kundërshtimit që zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj vendimit të KQZ-së për votuesit që jetojnë jashtë Kosovës – vendim të cilin e kishin përkrahur edhe Sami Kurteshi dhe Alim Rama.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, teksa diskutohej vendimi djeshëm, Kurteshi dhe Rama, dolën kundër, duke thënë se është e padrejtë që votuesit jashtë Kosovës, të verifikohen përmes thirrjeve telefonike.

Një reagim të tillë kishte pasur edhe ai i u.d. të presidentit, Vjosa Osmani, e cila e quajti vendimin antikushtetues, shkruan Gazeta Blic.

Në anën tjetër, Gazeta Blic, ka sjellur ekskluzivisht vendimin e KQZ-së për mënyrën se si do të certifikohen votuesit jashtë Kosovës.

Lini një Përgjigje

Lajçak del kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi në Uashington

Moti për ditët e ardhshme