in

Salih Mustafa të hënën do të dalë para Gjykatës Speciale

Salih Mustafa nesër paraqitet para gjykatës, ndërsa ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës me 17 dhjetor.

Janë bërë gati tre muaj që kur Salih Mustafa është arrestuar.

Me urdhër të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, ish pjesëtari i UÇK-së, u transferua në Hagë, ndërsa atje po vazhdon të bahet në paraburgim.

Salih Mustafa i njohur me nofkën CALI, ka një aktakuzë të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë, të hënën ai do të paraqitet sërish para gjykatësit të procedurës paraprake.

Në Dhomat e Specializuara, do të bahet konferencë për ecurinë e çështjes.

Mustafës i është vazhduar paraburgimi nga gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Gillou.

Ky i fundit ka përmendur tre arsye se pse ish pjesëtari i UÇK-së, duhet të mbahet në paraburgim.

Sipas tij, nëse Sali Mustafa lihet i lirë, ekziston rreziku i arratisjes.

Sipas vendimit të Gjykatës Speciale, gjithashtu ekziston edhe rreziku i kryerjes së ndonjë vepre penale, nëse Salih Mustafa lihet i lirë.

Ndërkohë, çështjet procedurale të kësaj lënde do të diskutohen me 14 shtator.

Në një seancë të ngjashme por në datë tjetër do të paraqiten edhe katër ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në konferencë për ecurinë e çështjes do të paraqiten me 17 dhjetor.

Në këtë seancë sipas vendimit paraprak të gjykatësit do të diskutohet kryesisht për materiale që duhet të zbulohen mes palëve.

Pos kësaj në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende, raporton Gazeta Express.

Në këtë seancë paraqitje do të ketë edhe mbrojta e të akuzuarve.

Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar një parashtresë përmes së cilës kërkojnë të që ish drejtori politik i UÇK-së, të lirohet me kusht.

  

Lini një Përgjigje

U protestua dy orë në Tiranë për Klodianin

Gjermani, 48-vjeçari nga Kosova vret kunatën dhe plagos rëndë vëllanë e tij