in

Sa i paguan Rusia 16 mijë mercenarë nga Siria?

BBC News Arabic ka raportuar se Rusia ishte duke rekrutuar ushtarë nga Siria për t’i çuar në vijën e parë të frontit në Ukrainë. Sipas tyre, pagesa mujore për një ushtar të tillë ishte reth 5900 euro, ndërsa numri i ushtarëve tashmë të rekrutuar ishte 16 mijë.

BBC raporton se Rusia madje është duke përdorur mediat sociale në Siri për tu bërë kërkesë rekrutëve të mundshëm t’i bashkohen ushtrisë ruse.

Ndërkohë, një vullnetar sirian pranoi se ai e dinte që Rusia kishte kryer një masakër në Ukrainë, por doli vullnetar sepse pjesëmarrja në luftime lejoi shumë sirianë të varfër të mbanin familjet e tyre.

Ai pranoi se ai vetë ishte vullnetar për shkak të parave të ofruara. Ai tha se familja e tij nuk donte që ai të largohej, por atij iu premtua se nëse vdiste, të afërmit e tij do të merrnin ekuivalentin e 37,000 dollarëve. Ai shtoi se njeh të paktën 200 persona që kanë dalë vullnetarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Shefi i inteligjencës franceze pushohet nga puna për mosparashikim të pushtimit rus

New York Times: Serbët janë si kasetë e prishur