in

Rusia po ia mbyll Evropës furnizimin me gaz

Evropa i druhet një furnizimi të pamjaftueshëm të energjisë për ngrohje, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten. Rusia po frenon sërish furnizimet me gaz, ndërkohë që rezervat në rezervuarët gjermanë po pakësohen. Çfarë kërcënimi do të thotë ky ndaj familjeve gjermane?

 

Çmimet e gazit në Evropë po rriten vazhdimisht. Rekordet po bien në bursat e energjisë elektrike: ora megavate kushton 335 euro në Gjermani, madje 1000 euro në Francë . Për krahasim: një çmim prej 100 euro, konsiderohej jashtëzakonisht i lartë.

Shkaku i rritjes së çmimeve të gazit është Rusia , më saktë monopoli i “Gazprom”. Shpërndarja e gazit natyror përmes tubacionit ruso-evropian Yamal-Europe u ndërpre të martën. Si në nëntë ditët në fillim të nëntorit, gazi që nga mëngjesi është pompuar vetëm në drejtim të Polonisë, në stacionin e kompresorit Mallnow (Brandenburg). Sipas të dhënave të publikuara në internet nga operatori i rrjetit të gazit Gascade, vëllimi i dërgesave ishte ulur ndjeshëm në tre ditët e mëparshme.

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, mund të ketë ndërprerje energjetike”

 

“Rusia është aktualisht nën kontrollin e tregjeve të energjisë në Evropë,” thotë Hanns Koenig, një ekspert në konsulencën Aurora Energy Research, ” Spiegel “. Një mungesë energjie kërcënon Evropën vetëm nëse Gazprom nuk furnizon aq gaz, sa vitet e mëparshme. Por, vazhdon Koenig, “nëse Rusia pushton Ukrainën dhe linjat e gazit mbyllen, mund të ketë një ndërprerje”. Frontet atje janë ngurtësuar.

Kremlini e përshkroi masën si një vendim ekonomik, jo politik. Nuk ka gjithashtu asnjë lidhje me mbushjen e linjës së dytë të gazsjellësit të diskutueshëm të Detit Baltik, Nord Stream 2, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov i agjencisë Interfax. “Gazprom” vetëm njoftoi se gazi do të shpërndahej sipas kërkesës dhe kontratave të lidhura. Detaje fillimisht nuk u dhanë.

Objektet e depozitimit të gazit në Evropë janë dukshëm më bosh se një vit më parë

 

Mund të vihet në dyshim, se kjo është e vërteta që thuhet nga Moska. Në fund të fundit, “Gazprom” mund të përfitonte fitime të larta për momentin, nëse do të furnizonte më shumë gaz natyror. Sipas shoqatës së industrisë “Gas Infrastructure Europe”, objektet e depozitimit të gazit në Evropë janë aktualisht vetëm 64 për qind, krahasuar me 84 për qind dimrin e kaluar. Ka arsye për të dyshuar se Moska po përpiqet, të përdorë gazin si një mjet presioni politik.

Pra, a kërcënohen vërtet familjet gjermane me banesa dhe shtëpi të ftohta? Përgjigja qetësuese është jo, por çmimet ka shumë të ngjarë të vazhdojnë të rriten. Nëse Evropa vazhdon të ngrohet si dimrin e kaluar, rezervuarët mund të jenë ende rreth pesë për qind të mbushura në fund të marsit, siç shpjegoi për “Spiegel” Tobias Federico, kreu i kompanisë së analizave në Berlin, Energy Brainpool. “Nëse ka një ose dy valë të ftohta më shumë se zakonisht, gjërat mund të ngushtohen me gazin natyror.” Por më pas termocentralet me gaz do të prekeshin fillimisht me një mungesë energjie.

Gazi i lëngshëm dhe centralet bërthamore franceze si bartës të shpresës

 

Një zgjidhje për të stabilizuar furnizimin me energji është importimi i gazit të lëngshëm (LNG) nga Amerika. Edhe kjo nuk është aspak e lirë, por papritmas çmimet në Evropë janë më të larta se në Azi. Rezultati: Çisternat LNG janë rrugës për në Evropë.

Dhe Franca, gjithashtu, mund të lehtësojë tensionin në tregun energjetik të Evropës nga mesi i janarit nëse “Kombi i Madh” arrin t’i rikthejë në funksion reaktorët e tij bërthamorë të sëmurë. Rreth një e katërta e 56 centraleve bërthamore franceze janë aktualisht jashtë përdorimit për shkak të mirëmbajtjes ose riparimit. Nëse këto do të vihen përsëri në funksion, më shumë energji elektrike dhe energji mund të rrjedhin nga Franca në vendet e tjera.

fwe / me dpa, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Beha Sadiku, ‘bossi’ i fëmijëve lëmoshkërkues, u arrestua në Prishtinë